Trashi rrezikon derbin, Disiplina e kalon në “sitë”

Lorenc Trashi dhe nervozizmi i tij, një hall më vete për Partizanin, që u mund në Vlorë dhe duhet të bëjë llogaritë me ndonjë dënim të mundshëm të një prej lojtarëve të vet më të rëndësishëm.

Që pas ndeshjes në Vlorë ishte e qartë se mesfushori rrezikonte, sepse gjatë ndeshjes debatoi me disa tifozë që po e ofendonin, ndërsa sapo përfundoi takimi nisi të shahej në distancë me dikë në tribunë, duke shqetësuar edhe drejtuesit e Partizanit, me Olsi Ramën që doli të shihte çfarë po ndodhte dhe t’i kërkonte Trashit të futej brenda.

Natyrisht, arbitri dhe zyrtarët e ndeshjes nuk mund ta kalonin gjithçka në heshtje dhe “Sportekspres.com” mëson se gjithçka është shkruar në raportin zyrtar që është dorëzuar në FSHF.

Më pas, sjellja e Trashit është bërë objekt i Komisionit të Disiplinës, që do të mblidhet këtë mesjavë. Me pak fjalë, Trashi rrezikon të mungojë në derbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *