Transfertë “ferri” për Abrashin, Aliji dhe Kabashi gëzojnë në Rumani

Amir Abrashi ka kaluar një 90 minutësh aspak të këndshëm, teksa skuadra e tij është mundur në transfertë ndaj Maincit me rezultatin e thellë  5 – 0.

Mesfushori i kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta në këtë takim. Kjo ishte humbja e dytë që Abrashi ka pësuar më Frajburgun, që prej rikthimit nga dëmtimi i rëndë në gju. Deri më tani, 29-vjeçari numëron shtatë aktivizime në Bundesligë.

Zhvendosemi në Rumani te Dinamo e Bukureshtit. Klubi ku luan Naser Aliji mposhti Konkordian me rezultatin 3 – 2. Falë këtij rezultati, Dinamo kryeson grupin e pjesës së poshtme të tabelës me 25 pikë. Në këtë takim u shfaq në stol për herë të parë Elvis Kabashi, i cili iu bashkua klubit kryeqytetas pak ditë më parë. Debutimi i futbollistit durrsak është shtyrë për një ndeshje më të vonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *