VIDEO/ Roma humbet pas 8 muajsh në shtëpi, fitore e Milanit mes dramës për të mos lënë Interin

Roma është thyer në shtëpi pas gati 8 muajsh pa humbje, teksa për herën e fundit e kishte pësuar disfatën në 2 korrik ndaj Udinezes në kampionat. Me të gjitha skuadrat e tjera të mëdha në Itali kishte arritur që t’i merrte barazimin në rastin më të keq.

Por Milani ishte i detyruar për të fituar këtë transfertë, pasi në rast të kundërt do t’i hapte rrugën tërësisht Interit drejt titullit kampion, që do t’i shijonte diferencën mes 7 pikësh. Goli i parë i takimit erdhi me penalltinë e Kesie, ku sërish kishte diskutime nëse kontakti ndodhi brenda apo jashtë zonës.

Pas shumë rasteve të shpërdoruara në pjesën e parë, Roma ndëshkoi me shansin e parë atje ku Veretout ndali topin në cepin e rrjetës në minutën e 50. Zlatan Ibrahimoviç do të largohej nga fusha e lojës disa minuta më vonë, duke krijuar idenë e një Milani të dorëzuar. Por për të fituar ka menduar Rebiç që pas një lëvizje të bukur në zonën e Romës e dërgoi topin me të majtën në rrjetë.

Donaruma do të kthehej si shpëtimtar në disa raste, ndërsa lojtarët e Romës kishin mundësitë e tyre deri në minutat e fundit. Tashmë Milani qëndron në vendin e dytë dhe vetëm katër pikë larg vendit të parë që mbahet nga Interi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online