Zyrtarizimi i Idriz Bathës si lojtar i Tiranës ka shkaktuar padyshim debate të shumta, sidomos mes tifozëve të Partizanit dhe atyre bardheblu, pasi siç dihet, mesfushori ka qenë në të shkuarën pjesë e rëndësishme e të kuqve.
Pikërisht në kohë që mbronte ngjyrat e Partizanit, një ndër miqtë më të mirë të Bathës ka qenë Lorenc Trashi. Ky i fundit e ka uruar mikun e tij për aventurën e re, teksa ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një story.
Një foto e dy lojtarëve në kohën që luanin për Partizanin dhe me mbishkrimin: “Mbarë ta bëft zoti” Ky është edhe reagimi i Trashit pas zyrtarizimit të Bathës te Tirana…