Tramexani, trajneri i sezonit në Zvicër, e duan kudo!

Arritja e mrekullueshme me Luganon ka bërë që Paolo Tramexani të zgjidhet, nga portali “Sportalhd.com” si trajneri i këtij edicioni në “top 11” futbollistët e zgjedhur. Ish-ndihmësi i Xhani de Biazit te Shqipëria mori skuadrën bardhezi në vend të tretë nga fundi dhe e udhëhoqi në Europa League. Në “top 11”, sakaq, bien në sy edhe dy lojtarë që u konfirmuar në Tiçino këtë edicion, si Alioski, i destinur për destinacione të tjera (e duan në Bundesligë), por edhe Mariani. Sakaq,Horo dhe Dumbia në sulm. Në portë, Mvogo i Jang Bojsit, ndërsa në mbrojtje Lang, Zigler dhe Fakineti. Mesfusha e përbërë nga Lavanshi, Mariani, Toseti dhe Stefen. Kujtojmë që Tramexani është pranë stolit të Sionit, pasi ka vendosur të mos vazhdojë me Luganon, edhe pse në Europa League. Sakaq, edhe Novara e ka thërritur në stol, por ka marrë “jo” si përgjigje. Edhe St Galeni po e mendon, ndërsa ka sirena nga Polonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *