Në grumbullim me Kievon, Ekuban nuk kthehet më!

Pas pushimeve, sulmuesi italo-ganez që u aktivizua me Partizanin, do të grumbullohet në datën 4 korrik me Kievon dhe trajneri do të vendosin nëse mund të qëndrojë ose huazohet në Serinë B apo diku tjetër

Anton Cicani

Kaled Ekuban i ka dhënë lamtumirën Partizanin dhe vështirë se do të kthehet më. Edhe pse vetë ish-sulmuesi i të kuqëve ka mbetur i kënaqur nga eksperienca në kryeqytet dhe, përgjithësisht, Shqipëri, megjithatë e ardhmja e tij do të flasë diku tjetër. Shumë sondazhe në drejtim të tij, por vetëm kaq, pasi është Kievo ai që vendos. Në fakt, burime të sigurta pranë gazetës “Sport Ekspres” bëjnë me dije se vetë trajneri verdheblu, Maran, do të vendosë nëse italo-ganezi mund të jetë pjesë e skuadrës për sezonin tjetër, ose do të largohet, në formë huazimi, diku tjetër. Sigurisht, jo në Shqipëri. Ideja e Kievos është që luajë diku ku mund të rritet më shumë dhe të bjerë në sy.

Champions – E vetmja mundësi që të shihnim Ekubanin me fanellën e Partizanit sërish ishte pjesëmarrja në Champions League. Por, vendi i dytë do të thotë pjesëmarrje në Europa League dhe, kështu, Ekuban s’mund të huazohet dhe të japë kontributin. Edhe pse të kuqtë ia kërkuan zyrtarisht Keivos, trajneri Maran ishte i idesë që lojtari të vihet në rresht me të tjerët, në datën 4 korrik, kur edhe do të rinisë sezoni i ri për skuadrën verdheblu, për të përgatitur vitin tjetër. Praktikisht, në atë datë, Partizani do të ketë zhvilluar ndeshjen e parë në turin e parë (30 qershor-7 korrik) paraeliminator Europa League.

Trajneri Maran do të vendosë në bazë të grumbullimit nëse Ekuban është gati të jetë si alternativë në stol, për sezonin që do të vijë, apo të huazohet në Serinë B, ku edhe lidhjet e verdhebluve janë të shumta. Ekuban e mbylli me 17 gola në Superligë me fanellën e Partizanit, duke shënuar tre herë dopieta, ndërsa më e rëndësishmja ishte në Korçë ndaj Skënderbeut. Ai ka kontribuar në grumbullimin e gjysmës së pikavarazhit të Partizanit në renditjen përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online