Tramexani pranon: Duka më kontaktoi, por…

Paolo Tramexani, trajneri i ri i Sionit, në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb” u shpreh: “Aventura te Lugano? Pas pesë sezonesh si zëvendës i De Biazit ishte aventura ime e parë i vetëm. Nuk prisja një sezon kaq pozitiv, por klubi më dha mundësi që të punoja mirë. Gjeta djem të jashtëzakonshëm, dua të ndaj meritat me ata.

Sioni? Kam psur disa thirrje nga skuadra interesante, por preferova të vazhdoj eksperiencën këtu në Zvicër, një kampionat që njoh mjaft mirë sepse ka shumë lojtarë të kombëtares shqiptare që aktivizohen”, tha ish ndihmësi i De Biazit, që më pas pranoi edhe kontaktet me presidentin Duka (lajm i cili do të publikohej ekskluzivisht nga “Sport Ekspres” një ditë pas largimit të De Biazit, por edhe përpara, si një ide dhe vetëm kaq): “U lumturova që presidenti i federatës mendoi për mua, kemi folur edhe muajt e shkuar. Kisha një akord me Sionin, pavarësisht të gjithave jam qenë i lumtur. Eshtë një skuadër e re që ka ende shumë për të dhënë. Europa League? Do të jetë një përvojë e bukur për mua”.

Por, a do të jetë e ardhmja e Tramexanit në Itali? Në këtë moment jo, pavarësisht se ka pasur kërkesa. Jam mirë në Zvicër, një ditë ndoshta po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *