“Trajnerit i është dhënë më shumë besim seç i takon“, Dosti liston të metat e Partizanit pas derbit: Rama të ndërhyjë sa më shpejt

Kriza e Partizanit nuk po njeh zgjidhje. Të kuqtë kanë humbur sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, derbin kundër Tiranës. Një humbje e tillë në një moment kur ende nuk është provuar fitorja e Partizanit për këtë sezon, ka rritur edhe më tepër pakënaqësitë nga tifozët e tij.

Ish-sulmuesi i “demave të kuq”, Edmond Dosti ka reaguar pak momente pas përfundimit të derbit, duke listuar të metat e ekipit të tij të zemrës. Sipas tij, trajnerit Ilir Daja i është dhënë më tepër besim nga sa i takon dhe bën thirrje për Olsi Ramën të ndërhyjë sa më shpejt për të rregulluar situatën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i Edmond Dostit:

Dy fjalë për Partizanin!

  1. Trajnerit i është dhënë më shumë besim seç i takon.
  2. Partizani ka bërë një markato jo të mirë, nuk sheh dot lojtarët që bëjnë dallimin në fushë. Janë lojtarë nën nivelin mesatar.
  3. Partizani ka një stol shumë të dobët dhe kur futen lojtarët në lojë nuk marrin dot përgjegjësinë e duhur për të ndryshuar rezultatin.
  4. Krijon volum loje por pa rezultat dhe shanse për gol si kjo e sotmja.
  5. Partizani nuk ka lojtarë goli dhe sulmi është shumë i dobët. Edhe një që është, Zhunior, ai luan larg portës. Sot nuk goditi një herë në portë.
  6. Partizani kapet gafil nga kundërshtarët. Repartet nuk lidhen me njëri-tjetrin dhe sa herë që zotërojnë topin e humbin kollaj.
  7. Prandaj, Drejtori Rama duhet të ndërhyjë sa më shpejt sa nuk është vonë, për të rregulluar këtë situatë, jemi i vetmi ekip që nuk kemi një fitore.
  8. Të veten gjë të mirë që ka Partizani, janë vetëm tifozët e mrekullueshëm qe ka. PMTP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online