Trajneri tha se nuk e njihte, portieri i Slavia Sofias tregon “spiunin” për Kukësin: Po na jep informacione!

Nga Klaudio Ndreca

Kukësi do të përballet me Slavia Sofian në një ndeshje që do të jetë e vështirë për verilindorët. Ekipi bullgar është favorit për të kaluar turin, ndërsa trajneri i tyre është shprehur se nuk e njeh aspak se çfarë ekipi është Kukësi. Kjo mund të ndihmojë edhe më tepër ekipin shqiptar, pasi nuk janë kohë të mjaftueshme në dizpozicion për teknikun kundërshtar që të kuptojë vlerat e Kukësit, por më e mira do të ishte që ta mësonte si një leksion që mund të vijë nga fusha e blertë.

Ndërkohë, portieri Georgi Petkov që luan me Slavian e Sofias tregon se bullgarët kanë edhe një informator që luan në Superiore e po i ndihmon për të mbërritur në një konkluzion të saktë rreth skuadrës që do të përballen në Europa League”.

“Duke parë ekipet e mundshme që mund të luanim dhe kundërshtarin që do të luajmë, them se jemi me fat. Por duhet të jemi të vëmendshëm kundër kësaj skuadre nga Shqipëria. Kam luajtur rreth 2-3 herë atje dhe është shumë e vështirë. Informacionet po vijnë nga shoku i Darko Taseskit që luan atje. Ata kanë shumë futbollistë të huaj dhe do të jetë e vështirë. Fakti se do të luajmë si vizitorë mund të jetë më mirë për ne. Ashtu siç edhe e keni parë, ne luajmë më mirë jashtë. Por duhet të kemi kujdes për të kuptuar se çfarë skuadre janë ata”, u shpreh Georgi Petkov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online