Pse Interi duhet të fitojë Europa League? I jep dorë të madhe në Champions, këto janë arsyet

Europa League është objektivi i Interit këtë muaj. Megjithëse ky kompeticion është gjithnjë në plan të dytë për klubet e mëdha europiane për shkak të rëndësisë së Champions League, i jep një dorë të madhe zikaltërve në rast triumfi.

Janë disa arsye ato të cilat e shtyjnë skuadrën e Kontes të ngrejë këtë trofe në fund të muajit. Fillimisht janë të ardhurat financiare ato që do i jepnin një ndihmë të madhe, ndërsa në rast suksesi do të përballeshin me fituesit e Championsit në Superkupën e Europës.

Por më kryesorja qendron tjetërkund. Fitimi i trofeut të Europa League i jep zikaltërve të drejtën të vendosen në vazon e parë në shortin e Champions League. Kjo përkthehet në kundërshtarë më të lehtë në grupet e kompeticionit më madhor për klube, duke qenë se vitet e fundit goglat nuk janë treguar shumë bujare me Interin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online