Mund të ketë marrë shumë kritika pse zgjodhi milionat para një oferte në Europë, por Besnik Hasi nuk shqetësohet për këtë pjesë dhe vijon punën e tij. Në fillim të sezonit mori drejtimin e Al Raed në Arabinë Saudite dhe kur ka mbetur edhe një javë skuadra e tij renditet në vendin e nëntë në kampionat.
Puna e Besnik Hasit është vlerësuar dhe këtë e tregon edhe fakti që emri i tij është në listën e kandidaturave për trajnerin më të mirë të vitit. Al Raed këtë sezon ka arritur të fitojë nëntë ndeshje, ndërkohë që është mposhtur 12 herë. Tetë herë skuadra e gjakovarit ka marrë nga një pikë dhe synon ta mbyllë me fitore ndaj Al Fateh, skuadër që renditet një pozicion më lart falë golaverazhit më të mirë.
https://www.instagram.com/p/Bxdb8S3JGIB/?utm_source=ig_web_copy_link