“Vesh dorezën dhe këpucën e djathtë të parën”, Hysa rrëfen karrierën e tij në boks: Medaljet i kam me mund dhe djersë

Nelson Hysaj është një nga boksierët më të mirë të vendit tonë. Shkodrani është shpallur plot 21 herë kampion në Shqipëri. Një shifër për rekord dhe mjaft mbresëlëndëse. Boksieri shqiptar ka dhënë një intervistë  për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Altin Sulçe dhe të transmetuar në “Ora News”, ku aty Hysa rrëfen më tepër rreth karrierës së tij bë boks.

“Kam pasur shumë medalje, janë mund e djersë. Herën e parë kur u shpalla kampion e kujtoj me nostalgji me thënë të drejtën dhe nuk e kujtoj shumë nga emocionet. Isha 15 vjeç kur dola kampion Shqipërie. Ka qenë besimi i trajnerit tim Zef Gjoni që më bëri të hyj në atë aktivitet. Ishte këmbëngulja e tij që tha se duhet të konkurrosh se s’bën me të rriturit. Në Shqipëri kemi pasur kundërshtar shumë të fortë, në botë edhe më të fortë, në Europë. Në sportet individuale sporti të ngre lartë ose të ul aty.

Nuk jam supersticioz por besoj në Zot. Nuk jam supersticioz, kam forcën e besimit. Por kemi të gjithë ndonjë huq. Unë gjithmonë vesh dorezën e djathtë para. Dorezën e djathtë e vesh të parën dhe këpucën e djathtë e vesh të parën. Kategoria e peshave të rënda është më e pëlqyera? Në këtë kategori janë knock out-et më të forta, boksierët më të fortë më të përgatitur, trupat më të bukur dhe duelet më të forta dhe të ashpra. Njerëzit duan të shohin duele e knock out-e. Boksierët e peshës super të rëndë në gjithë botën e vjedhin vëmendjen. Unë bëj tre herë në ditë stërvitje. Tani kam gjetur balancat që ndoshta jo më kanë munguar por është pjekuria sportive dhe e shumë gjërave. Kam gjetur qetësinë psikologjike në sport. Nuk ndodh asnjëherë që të lë stërvitjen, dikur e kam lënë. Këtu vjen dhe pjekuria sportive”, ka thënë Nelson Hysa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online