Trajneri i vetëm që mundi Argjentinën në Botëror pranë kalimit në Europë, gati të marrë klubin ku drejtoi edhe Arjan Peço

Herve Renard mori një vëmendje mbarë botërore në Kupën e Botës Katar 2022. Trajneri francez ishte i vetmi që mposhti kampionët e botës, Argjentinën. Megjithëse drejtonte një Kombëtare të vogël si Arabia Saudite, Renard ia doli të bëhej një problem për të tre ekipet që kishte në grup.

Tashmë kreu i pankinës së Kombëtares nga Lindja e Mesme po kërkon të hedhë hapin e madh në karrierë. “L‘Equipe“ bën me dije se Renard shihet si pasardhësi i Favre në krye të Nice-s. Favre u shkarkua nga detyra, ndërsa pjesë e stafit të tij në fillim të sezonit ishte edhe trajneri shqiptar, Arjan Peço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online