VIDEO/ Ajo çfarë nuk u pa në “El Clasico“, lojtarin e Realit e lënë nervat dhe tërheq nga flokët Gavin

“El Clasico” është një nga ato ndeshje që mbërthen pas ekranit tifozë nga e gjithë bota. Spektakli është gjithnjë e sigurtë, por nuk mundojnë as momentet e tensionit. Në media tashmë kanë nisur të qarkullojnë imazhet e përplasjes me lojtarëve, të cilat nuk u panë gjatë transmetimit të finales së Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

“Los Blancos“ ishin në një mbrëmje të keqe, teksa humbën me rezultatin 3-1 kundër rivalit të përjetshëm. Me rezultatin negativ erdhën edhe lëshimet e nervave. Në minutën e 80 Dani Ceballos pati një çast tensioni me Gavin. Lojtari i Realit bën një gjest antisportiv, duke e tërhequr prej flokësh mesfushorin, çka bëri që të lindte një situatë aspak e qetë mes dy ekipeve. Megjithatë futbollistë nga të dy ekipet kanë ndërhyrë dhe e kanë qetësuar situatën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online