Tifozët shqiptarë presin Vrionin! Sarri çudit me deklaratën: Ndeshjen me Romën do fus Juventusin U-23

Xhakomo Vrioni u grumbullua për herë të pestë nga Sarri me ekipin e parë të Juventusit, por sërish nuk arriti të debutonte. Këtë herë shanset ishin rritur ndjeshëm ndaj Cagliarit pasi bardhezinjtë janë shpallur kampion. Por trajneri i bardhezinjëve ka aktivizuar tre lojtarët e tjerë të akademisë, Zanimachia, Peters dhe Oliverin. Pra ende asnjë minutë për sulmuesin shqiptar, pavarësisht se futbollistët e tjerë e kishin shansin e tyre. Tashmë Vrioni pret edhe mundësinë e fundit të debutimit në ndeshjen ndaj Romës, që do të përmbyll sezonin e Serisë A.

Trajneri Sarri ka çuditur me deklaratën e dhënë pas humbjes 2-0 ndaj Cagliarit duke u ankuar për kalendarin e ngjeshur, teksa deri tani ishin ekipet e tjera që flisnin për favorizimin e Juventusit në kalendar. Madje trajneri i bardhezinjëve shkon më tej duke u shprehur se do të aktivizoj ekipin U-23 ndaj Romës.

“Ne duhet të shqetësohemi vetëm për golat e pësuar, jo për ndeshjen që zhvilluam sot. Kemi ardhur nga një kampionat i fituar vetëm 68 orë më parë. Ishte një ndeshje atipike. Sigurisht që duhet të jemi më solid, ta luajmë topin më shpejt dhe na duhet ai shkëlqimi që na mungon tani. Jemi e vetmja skuadër që ka luajtur 5 ndeshje në 12 ditë. Do të shohim dhe do të vlerësojmë që në ndeshjen e fundit ndaj Romës të fusim në fushë Juventusin U-23 për të rikuperuar energjitë”, u shpreh Sarri, ndërsa edhe përballja me Lionin në “Champions League” po afron. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online