Nëse Murinjo nuk zgjedh t’i besojë për asnjë ndeshje të vetme në Seria A, Kumbulla e tregoi në fushë se portugezi po i bën jo pak padrejtësi. Polonia luante një finale në Air Albania dhe mbrojtësi në fjalë i dhuroi Leëandoëskit performancën më të dobët të dy viteve të fundit.
Kjo nuk është pak dhe njëkohësisht tregon se Kumbulla e meriton vendin e titullarit në formacionin e Romës. Menjëherë pas ndeshjes, Reja i ka dalë kundër vendimit të Murinjos në mediat italiane duke i dhënë jehonë performancës së Marashit. “Ka markuar sulmuesin më të fortë në botë me një maturi impresionuese.
Luan në skemën me tre mbrojtës te mua, e ka bërë edhe në kohët e Fonseca. Por te Shqipëria është pak më ndryshe pasi është në qendrën e mbrojtjes. Po maturohet dhe rritja është e dukshme. Me atë që kam parë unë, mendoj se mund të përshtatet shumë lehtë edhe në skemën me katër në mbrojtje, mund të bëjë gjithçka mirë. Ka pasur problem me COVID dhe dëmtimin, por në dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë, ishte njëra më e mirë se tjetra”, tha Reja. /Sport Ekspres/