Trajneri i Shqipërisë hap kartat para Bjellorusisë, komenton edhe golin e pësuar nga Berisha

Trajneri i Shqipërisë, Reja, ka folur përpara takimit me Bjellorusinë. Në këtë konferencë është bërë e qartë se Cikalleshi dhe Balaj nuk mund ta nisin të dy si titullarë sfidën e ardhshme për shkakun se kanë të njëjtat karakteristika. Gjithash edhe Armando Broja nuk është ende gati pas problemeve fizike që ka hasur më herët. Më poshtë gjeni edhe fjalët e thëna nga ana e teknikut të Kombëtares:

“Kundër Bjellorusisë do të kemi të njëjtin sulm, një zgjedhje që të jetë përpara portës dhe një tjetër që të tërhiqet. Kështu nuk hidhesh në aventurë. Nuk mund të luajmë me Balaj dhe Cikalleshi që kanë të njëjtat karakteristika. Sa i përket Brojës më duhet të them se nuk është stërvitur plotësisht. Për Gjasulën që do të jetë mjeku që do të vendos dhe nëser në mëngjes vendosim se kur do të luajë.

Ne dëshironim që të luanim në një tjetër fushë për shkak të terrenit, gjithsesi datat janë caktuar dhe fiton kush është më i zoti. Berisha? Kur portierët gabojnë marrin kritika dhe duhet t’i përballojnë. Kur të mbarojnë ky edicion do të merret edhe vendimi përfundimtar për vazhdimësinë, nuk më takon mua të flas më tepër”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online