Interi kërkon talentin 18-vjeçar të Xhenoas, në konkurrencë me Juventusin dhe Romën

Interi kompletoi transferimin e Vidal këtë sezon, megjithatë drejtori sportiv i Interit, Marotta nuk do të mjaftohet vetëm me këtë lojtar. Në targetin e klubit zikaltër është futbollisti 18 vjeçar i Genoas, Nicolo Rovella. Interi, Roma dhe Juventusi tashmë kanë kontaktuar me presidentin e Genoas, Preziosi.

Problem qëndron çmimi i lojtarit, pasi asnjë nga skuadrat nuk do të paguajë më shumë se 15 milionë euro. Juventusi dhe Roma kanë deklaruar se nuk do të vazhdojnë ofertat, në rast se ky çmim ulet. Megjithatë lojtari ka disa vite që i pëlqen trajnerit të Interit, Antonio Conte i cili i ka kërkuar skuadrës që ta blejnë patjetër, pavarësisht se shifra për blerjen e tij konsiderohet e shtrenjtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online