Në Serbi akuzuan Interin për dështimin, zbulojnë sesi “i tradhtoi” kapiteni Kolarov për Europianin

Serbia e humbi mundësinë për të mbërritur në Europian pasi dështoi në ruletën ruse kundër Skocisë. Teksa 120 minutat e lojës përfunduan në shifrat 1-1, gabimi i Mitroviç nga pika e bardhë ka mjaftuar për t’i dhënë skocezëve biletën e kualifikimit. Menjëherë në Serbi do të akuzonin Interin se kishte urdhëruar për Kolarov se nuk duhej të luante me Kombëtaren, megjithëse ishte pjesë e saj. Kjo pasi futbollisti i njohur ishte i dëmtuar dhe për këtë arsye mungoi edhe në ndeshjen ndaj Atalantës.

Por “Kurir” e kupton se këto akuza janë qesharake dhe bëhet fjalë për një “tradhëti” të brendshme. Ishte vetë kapiteni Kolarov që nuk ka pranuar të luajë kundër Skocisë, ndërsa drejtori i Kombëtares, Vladimir Matijasevic, u shpreh se kishte marrë informacion nga Interi vetëm tre orë e gjysmë para ndeshjes për mos aktivizimin e lojtarit.

Tumbakoviç dëshironte aktivizimit e Kolarov në minutën e 119 për ta pasur në ekzekutimin e 11-metërshave, por aty erdhi një tjetër refuzim. Situatën e saktë e ka pasqyruar “Sky” e cila tregon saktësisht se nga Interi nuk mbërriti asnjë urdhëres. “Lojtari i kombëtares serbe u kthye në Itali pasi bëri gjithçka për të luajtur për Serbinë në finalen e playoffit kundër Skocisë. Kolarov u përpoq deri në fund, nuk kishte asnjë ndalim nga Interi, siç shkruajnë në Serbi. Këto ditë ai do të stërvitet veçmas për tu rikuperuar nga një problem muskulor që e detyroi atë të humbasë ndeshjen e fundit të kampionatit me Atalantën”, shkruan “Sky”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online