Trajneri i Sherifit: Nuk pësuam gol, avantazh i madh ndaj Kukësit

Sherifi i Tiraspolit barazoi dje 1-1 në fushën e Daçias, rival direkt për titull, ndërsa trajneri italian Roberto Bordin la disa titullarë jashtë, duke menduar për Kukësin. Megjithatë, pas ndeshjes Bordin ishte i zhgënjyer: “Pamë që vetëm një skuadër luante futboll. U përpoqëm, krijuam raste, por nuk arritëm ta shënonim golin e avantazhit. Edhe gjyqtarët bënë gabime të rënda.”

Gjithsesi, mendja është te Kukësi: “Luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me skemën 4-3-3 dhe nuk e ndryshuam në asnjë moment. E kemi analizuar ndeshjen e parë me skuadrën shqiptare dhe jemi munduar të lëvizim disa gjëra të vogla për të arritur qëllimin tonë. Ne do të bëjmë lojën tonë për të kaluar në raundin tjetër. Fitorja 1-0 sigurisht që është më mirë se 0-0. Më e rëndësishme është qe nuk kemi humbur dhe pësuar gol në fushën tonë. Mund të shënonim 2 apo tre gola më shumë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të udhëtojmë drejt Shqipërisë me shpresën për të marrë rezultat pozitiv.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *