Darko Milaniç, trajneri i Maribor, pas ndeshjes së fituar me Partizanin, deklaroi në RTSH Sport: “Ishte një ndeshje e vështire për ne. Duhet të shënonim më parë. Na vjen keq që nuk realizuam që në pjesën e parë. E rëndësishme është që arritëm të fitonim. Është një sukses shumë i rëndësishëm për ne”.
Sa i takon kualifikimit, ai më tej shtoi: “Kemi dhe një 90-minutësh për të luajtur. Në shtëpinë tonë ne shpresojmë që të marrim një fitore të avancojmë më tej. Nuk është asgjë e sigurt, pasi Partizani është një skuadër shumë e fortë”.
Takimi i kthimit luhet më 19 korrik në Slloveni prej orës 19:00. Sigurisht sllovenët janë favoritët për të kaluar në turin tjetër.