Asnjë surprizë, Maribori tepër i fortë për Partizanin

 

Partizani është mundur minimalisht nga Maribori në “Selman Stërmasi” në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të parë të Europa Leagues. Të besuarit e Skënder Gegës zhvilluan një 90 minutash pozitiv, por në fund nuk arrijnë që ta gjejnë dot golin. Ndeshja nisi mirë për “të kuqtë” që rrezikuan me Asanin që në minuta e para. Miqtë në fraksionin e parë do të rrezikonin seriozisht me anë të Kramariç, por falë Hoxhës porta mbeti e paprekur.

Me nisjen e pjesës së dytë mjaftoi një pakujdesi në mbrojtjen e Partizanit që sllovenët të shënonin golin që do të vuloste ndeshjen. Menjëherë pas një rasti të mirë për “demat”, Bajde shmangu Belicën dhe arriti që të shënonte golin që vulosi ndeshjen. Pak minuta më vonë, një pengim i Asanit brenda zonës mike nuk u konsiderua si një penallti nga ana e kryesori të ndeshjes, i cili vazhdoi lojën. Në minutat e mbetura Partizani nuk nguroi që të kërkonte barazimin, por Maribor ishte i vendosur mirë në fushën e lojës. Në minutat shtesë, ishte portieri mik Handanoviç që ishte deçiziv me pritjen e tij, duke i mohuar golin Abdurahimit.

Ndërlikohet në këtë mënyrë çështja e kualifikimit për kryeqytetasit, që një javë më pas do të luajnë ndeshjen e kthimit në Slloveni. Një mision shumë i vështirë për Partizanin, për të mos thënë i pamundur.

Europa League/ Raundi i parë

Ndeshja e vajtjes

Partizani 0-1 Maribor

Shënues:  Bajde 48′

Partizani: Hoxha, Belica, Gojkoviç, Progni (Nikoliç 64′), Asani, Telushi, Trashi, Mala (Abdurahimi 74′), Ibrahimi, Hila, Kalari (Bardhi 57′). Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Xhixha, Hysenaj, Bitri, Atanda.

Maribor: Handanoviç, Shuler, Tavares (Mlakar 80′), Vërhovec, Zahoviç, Bajde, Dervisheviç, Milec, Viler, Ivkoviç, Kramariç (Hotiç 64′).   Trajner: Darko Milaniç. Të gatshëm: Cotman, Pihler, Vërshiç, Rajçeviç, Meshanoviç.

Gjyqtarë: Zherom Brisard, Mehdi Rahmuni, Filip Zhane, Johan Hamel.

Kartonë të verdhë: Trashi 48′

RASTI I DISKUTUESHËM

58’ – Asani shmang bukur nga e djathta një prej mbrojtësve kundërshtar dhe pengohet, asgjë për gjyqtarin, megjithatë pamjet tregojnë se kontakt ka pasur.

 

GOLI

49′ – Bajde merr një top nga e djathta dhe i vetëm me Bleicën nuk e ka të vështirë të futet në zonën e Partizanit, ku godet dhe shënon qetësisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online