Trajneri i Luftëtarit: Nuk jemi gati, por kemi kohë

Luftëtari po përgatitet në Slloveni, ku do të zhvillojë edhe disa miqësore, para se të përballet me letonezët e Ventspils në korrik, në Europa League.

Trajneri i Luftëtarit, Milosh Kostiç, ka folur në Supersport, duke u ndalur te përgatitjet dhe te kundërshtari evropian.

“Erdhëm në Slloveni për fazën përgatitore. Kemi kushte të mira dhe lojtarët po punojnë shumë që të jenë gati për sezonin e ardhshëm. Do të luajmë 4 ndeshje miqësore. E para do të jetë me Rabotniçkin, skuadër e kampionatit maqedonas. Do të kemi dy ndeshje me skuadra sllovene dhe një me një rumune.

“Në këto miqësore do të shohim gjendjen fizike dhe të konsolidojmë vendosjen taktike. Këtu do të kuptojmë nëse na duhen afrime. Lojtarët po punojnë shumë fort dhe jam i kënaqur me dëshirën e tyre. Deri tani jam i kënaqur që nuk kemi probleme fizike, përveç atyre që kanë qenë të dëmtuar, si Rroca dhe Jakovljeviç. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të dëmtuarit të rikthehen sa më shpejt”.

Kostiç e pranon se duhet ende shumë punë: “Më 12 korrik kemi ndeshjen e parë eliminatore, por nuk jemi ende gati. Kjo fazë do të shërbejë për t’u përgatitur si duhet, ndërkohë që po mbledhim edhe informacione për kundërshtarin, që e kemi ndjekur së fundi. Ventspils është një skuadër e mirë, gjithmonë në 3 më të mirat e kampionatit, luan shpejt në kundërsulm dhe ka një mbrojtje agresive. Kanë dy-tre lojtarë shumë të mirë, por shpresoj të fitojmë dhe të bëjmë një paraqitje të mirë. Lojtarët do të kenë informacionet e duhura për kundërshtarin, si në aspektin fizik ashtu dhe në atë taktik. Nuk do të kemi frikë të përballemi me ta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online