Luftëtari pret përforcime të tjera në Slloveni

Me gjirokastritët do të bashkohen këto ditë disa lojtarë dhe drejtuesit do të vendosin cilët janë të vlefshëm për ekipin, jo vetëm për ndeshjet europiane

Gëzim Beqiri

Ekipi i Luftëtarit vazhdon me dy seanca stërvitore në ditë përgatitjet në Slloveni, ku është zhvendosur prej pak ditësh. Gjirokatritët janë në pritje të dy futbollistëve të tjerë, të cilët do plotësonin nevojat për repartin e sulmit. Në përbërjen e tanishme janë 23 futbollistë dhe prej tyre vetëm Shkurtaj është një sulmues i deklaruar. Në këtë repart luajnë edhe Oshafi dhe Milosavljev, ndërkohë që është kthyer edhe Dejvi Bregun, vlonjati që do të jetë në skuadër vetëm për ndeshjet e Europa League. Luftëtari do ta luajë në Letoni ndeshjen e parë, më 12 korrik, ndërsa një javë me vonë luan ndeshjen e kthimit në Elbasan. Konsiderohen të plotësuara repartet e tjera me futbollistët e nevojshëm, duke filluar nga porta, ku ardhja e Bukovskit kompenson largimin e grekut Athanasopulos. Mungesën e qendërmbrojtësit serb, Ivan Jakovljeviç, për shkak dëmtimi, e mbulon Janiçiç, ndërsa mesfusha përforcohet me të riun Çeka dhe shkodranin Vucaj. Ky i fundit, edhe pse ende nuk është i zyrtarizuar, vazhdon qëndrimin në Slloveni.

Stafit teknik i duhet të plotësojë repartet me futbollistët e duhur jo vetëm për ndeshjet europiane, por edhe për kampionatin  e ardhshëm. Njoftimi më i fundit që vjen po nga Sllovenia është se 2-3 ditët e ardhshme do t’i bashkohet ekipit një futbollist vendas. Trajnerët sllovenë, Kostiç dhe Botanjiç, kanë hyrë në bisedime me një sulmues, ndërkohë që një tjetër pritet të vijë nga kampionati grek dhe drejtuesit e ekipit pastaj do të thonë fjalën e fundit. Presidenti Grigor Tavo do të jetë në Slloveni për ndeshjen e parë miqësore, që Luftëtari do ta zhvillojë më 27 qershor me ekipin e Rabotniçkit. Në vazhdim janë parashikuar edhe tre takime të tjera miqësore, ku i fundit do të zhvillohet më 4 korrik, ditën që Luftëtari do të kthehet në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online