Grupi C/ Peruja në delir, kapiteni legjendar gjen golin!

AUSTRALI – PERU                0-2

Shënues: Karijo 18′, Guerrero 50′

DANIMARKË – FRANCË       0-0

50′ GOL PERUJA! Çfarë mbylljeje fantastike për Paolo Guerreron! Kapiteni për pak sa nuk e humbi Botërorin për pezullimin për doping, por më pas pezullimi u anulua nga gjykata në Zvicër. Sot kapiteni shënon, mbyllje e mrekullueshme e karrierës me kombëtaren.


Pritej me interes sfida mes Francës e Danimarkës, por deri tani kjo sfidë nuk ka dhuruar emocione të rralla. Danimarka, me të drejtë, kënaqet edhe me një pikë dhe ka marrë zemër nga lajmi në ndeshjen tjetër, ku Peruja kryeson. Ndërkaq, Franca luan pa disa titullarë dhe nuk është e detyruar të fitojë, ndërkohë që luan vetëm për të ndihmuar sulmuesit të shënojnë.

Në ndeshjen tjetër, Peruja me një gol të mrekullueshëm nga Karijo kryeson dhe me meritë, sepse ka luajtur me zemër dhe pasion, edhe pse është e eliminuar. Australia konfirmon se nuk ka sulmues goli, edhe pse ka krijuar raste, por edhe nëse e përmbys disavantazhin, eliminohet nëse Danimarka nuk humbet ndaj Francës.

34′ AUSTRALIA HUMBET RAST IDEAL! Kruse futet në zonë, pason bukur te Leki, i cili është në pozicion të shkëlqyer, por një mbrojtës peruan largon në goditje nga këndi.

33′ Dembele zgjon Francën dhe i shkon pranë golit me një gjuajtje nga distanca, që del paksa jashtë. Franca ka potencial të jashtëzakonshëm në sulm, por nuk është se po tenton shumë sot.

28′ Danimarka e Franca nuk duket se duan të sforcohen sot, ndeshja ecën ngadalë, edhe pse Danimarka është ngacmuese dhe krijon rrezik kur afrohet me zonën franceze. E kundërta te Australi-Peru, ku po luhet shumë hapur dhe Tom Rogiç i afrohet barazimit, por portieri peruan Gajese largon me këmbë!

18′ ÇFARË GOLI PERUJA! Vjen goli i parë në këtë Botëror për Perunë dhe festa në Soçi është e paparë. Top i gjatë për Guerreron, ku futet në zonë, hedh një kros në krahun tjetër te Karijo, i cili godet fluturimthi dhe shënon një supergol! Feston edhe Danimarka, në këtë moment është e kualifikuar.

10′ Qetësi totale në Danimarkë-Francë, ka më shumë tension e futboll tek Australi-Peru, aty ku shënuesi i vetëm i Australisë në këtë Botëror, mesfushori Xhedinak, për pak sa nuk del me karton të kuq për një ndërhyrje në mesfushë, me këmbën te fyti i kundërshtarit.

1′ NISIN NDESHJET!

Prej orës 16 luhen ndeshjet e grupit C në Kupën e Botës dhe tashmë sytë janë te Franca, sepse Gjelat përballen me Danimarkën dhe duhet parë si do sillet skuadra e drejtuar nga Deshamps. E kualifikuar, Franca mbetet e para me një barazim, rezultat që i leverdis edhe Danimarkës. Francezët bëjnë rotacion, sepse mungojnë shumë titullarë, nga portieri Lorik deri te Pogba e Mbape.

Ndërkaq, Australia luan ndaj Perusë dhe është de detyruar të fitojë, me shpresën se Franca do të bëjë detyrën dhe do të fitojë ndeshjen e vet. Gjithsesi, Peruja është ende në kuotën e 0 pikëve dhe kërkon të largohet me nder nga Botërori, ndaj gjithçka mund të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online