Bajerni, në krizë? Trajneri i RB Lajpcigut, Ralf Hazenhytl, nuk mendon fare kështu. Sipas tij, bavarezët e tregojnë këtë me rezultate, sepse në Evropë këtë javë Bajerni ishte i vetmi ekip gjerman që fitoi (Champions League dhe Europa League). Dortmundi u mposht 3-1 nga Totenhemi, kurse Hofenhajmi 2-1 nga Braga.
“Bajerni ishte e vetmja skuadër që fitoi në kompeticionet ndërkombëtare. Ne duhet të jemi të kënaqur që kemi një kampione kaq të fortë të Gjermanisë, e cila është e aftë për të fituar në Evropë”, – është shprehur tekniku austriak.