Trajneri i Kanadasë tha se do të shkonin për të q… kroatët, reagon trajneri i Kroacisë: Do flas me lojtarët e mi për këtë, po na motivon me ato fjalë

Kanadaja arriti që ta vendos jo pak në vështirësi Belgjikën me lojën e zhvilluar. Në fund një humbje e pamerituar, por për të mbajtur zjarrin e ndezur, trajneri i Kanadasë mendoi që të mblidhte lojtarët pas ndeshjes. Ai u pa teksa bënte gjeste dhe shenja me organet gjenitale, ndërsa u shpreh në intervistë mes humorit: “Tani do të shkojmë që të q…. Kroacinë”.

Por si u pritën nga kroatët këto fjalë? Trajneri i tyre, Dalic, nuk mund të qëndronte pa reaguar: “Zotëria u shpreh kështu, ka të drejtën e tij, ne do të flasim në fushë. Nuk e di sa e bukur është kjo për t’u thënë në media. Do të flas me lojtarët e mi për këtë, vetëm se thjesht na ndihmoi që të motivohemi më tepër. Nuk e marrim negativisht, nuk është stili ynë”, tha Dalic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online