Mario Cvitanoviç është befasuar nga Skënderbeu, duke deklaruar se një humbje do të ishte katastrofë: “Një humbje do të ishte turpëruese. Të paktën barazuam në fund, por megjithëse kjo nuk është një humbje, të vjen keq. Pjesa e parë nuk ishte ajo që prisnim, ashtu siç dëshironim dhe tifozët me të drejtë na ulëritën kundër. Nuk kishte energji, emocion. Pjesa tjetër ishte shumë më mirë, edhe tifozeria na mbështeti”.
Trajneri i Dinamos është i bindur se në Elbasan mund të fitohet: “U kuptua që rivali është i rrezikshëm kur ia mundëson dhe kjo është ajo që bëmë në pjesën e parë. Ne duhet të paraqitemi si në pjesën e dytë. Do të shkojmë në Shqipëri për të fituar, pasi të gjithë duam të luajmë në Ligën e Europës. Do të bëjmë të pamundurën. Jemi në këtë situatë ku kemi pësuar një gol por do të jemi gati në ndeshjen e kthimit dhe mendoj se do të jemi më të fortë atje me Sudanin”.
Cvitanoviç ka elozhe për një lojtar të Skënderbeut: “Më befasoi Soue, i cili luajti në majë të sulmit. Ai sapo erdhi dhe nuk kishte luajtur asnjëherë për ta, ndaj e kishim parë vetëm nëpërmjet disa videove të shkurtra. Lojtarët e tjerë i njihnim, e dinim që Skënderbeu ka lojtarë krahu të pakëndshëm, u lejuam shumë situata të rrezikshme”.