Trajneri i Chelsea gjen arsyen e humbjes në kampionat: Mungoi avioni, kemi udhëtuar me autobus

Nuk ka shkuar aspak mirë java e tretë e Premier League për skuadrën e Chelsea-t. Londinezët u “gjunjëzuan” me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Leeds. Trajneri gjerman Tuchel deklaroi se i gjithë problemi nisi një ditë më parë, teksa skuadra udhëtoi me autobuz dhe lojtarët ishin të rraskapitur.

“Gjithçka që mund të kishte shkuar keq, ka shkuar keq. Filloi dje me mungesën e avionit, i cili na detyroi të mbërrinim me autobus. Ne e humbëm ndeshjen në 20 minutat e para, ku nuk shfrytëzuam mundësitë. Ne ishim qartë skuadra më e fortë, por ata shfrytëzuan gabimet tona. Nëse ne japim gola të tillë, është e pamundur te rikuperosh gabimin. Ne u përpoqëm në pjesën e dytë, por jam i zhgënjyer . Ata morën maksimumin nga rastet e tyre, ndërsa ne nuk ia dolëm.”-deklaroi trajneri i Chelsea-t. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online