“Çdo shifër nën 1 milionë euro do ishte skandaloze”, Starova bën apel për shpërblimin e Luiza Gegës: Fitoi në mes të Gjermanisë

Luiza Gega bëri krenarë të gjithë shqiptarët me medaljen e artë të fituar në vrapimin 3000 metra me pengesa. Atletja shqiptare u shpall kampion e Europës dhe kjo është maja e karrierës së saj. Sulejman Starova ka thënë në emisionin “Skaner” në “MCN TV” se çdo shpërblim nën 1 milionë euro nga ana e qeverisë do të ishte skandaloz.

“Çdo shifër nën 1 milionë euro do të ishte skandaloze. Me gjithë respektin për peshëngritjen, por shiko çfarë ambienti është aty. Atletika, mbretëresha e sportit. Fiton në mes të Gjermanisë, ajo tjetra ishte 50 metra larg“, është shprehur Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online