Çelsi ndodhet në vendin e tretë në kampionat dhe është vetëm një hap larg sigurimit të një vendi në Champions League. Ndeshjet e mbetura në Premier League janë vetëm 3 dhe duke konsideruar faktin se në javën e fundit, Mançester Junajtid do të përballet me Leiçester, kualifimi duket shumë pranë.
Mediat angleze ditën e sotme, kanë akuzuar Çelsin se ka një avantazh të padrejtë ndaj “djajve të kuq”, pasi këta të fundit luajnë më shumë ndeshje brenda javës. Këto akuza janë quajtur qesharake nga trajneri Lampard.
” Ne luajtëm të shtunën dhe të martën, ndërsa ata( Mançester Junajtid), luajtën të hënën dhe të enjten. Pra te dyja skuadrat kanë bërë dy ndeshje në më pak së një javë. Ne po luajmë shumë shpesh dhe normale që i kemi vuajtur dëmtimet. Në fund do të kualifikohet kush e meriton më tepër.”- u shpreh Frenk Lampard./Elio Hajdari-Sport Ekspres/