“Suedez, po prindërit i ka sllavë si mua”, Mihajloviç tregon raportin me Ibran: Gati sa nuk u zumë, i kërkoj keqardhje nesër

Sinisa Mihajloviç është gati të presë nesër në fushë një nga ata që ishte edhe objektivi i tij në merkaton e shkuar, Zllatan Ibrahimoviç. Të dy kanë një marrëdhënie miqësie së bashku, megjithëse jo gjithnjë kanë qenë në paqe me njëri-tjetrin. Në konferencën për shtyp trajneri serb flet për raportin me Ibrahimoviç, për të cilin ka një kërkesë sa i përket sfidës së nesërme.

“Ibra dhe unë gati sa arritëm të ziheshim kur ishte te Juventusi. Pastaj ne u bëmë miq kur ai mbërriti te Interi. Ai është suedez, po, por prindërit e tij janë sllavë si unë dhe ka një respekt të madh reciprok midis nesh. A e kërkova në merkato? Gjëra që i përkasin të shkuarës, tani nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Një gjë është e sigurt, miqësia do të mbetet gjithmonë dhe për nesër shpresoj se ai ka respekt dhe keqardhje për një pacient të dobët konvulsiv si unë. Shpresojmë që të jetë më pak i keq se zakonisht”, ka thënë Sisisa Mihajloviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online