Trajneri i Çekisë “nuk vë mend” as pas ndeshjes në Pragë: Barazimi me Shqipërinë do të më kujtohet gjatë, do të jetë pengu i madh

Cekia ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Hungarisë pasi ishte pushim sa i përket grupit tonë kualifikues. Pavarësisht se Shqipëria ka marrë një pikë në Pragë dhe po kryeson grupin, Silvahy, sërish nuk ruan ndonjë respekt të madh për kuqezinjtë.

Sipas tij, ai barazim do të jetë një peng i madh dhe tërthorazi nuk e vendos Shqipërinë aspak në baraspeshë me Hungarinë, përtej vlerës së ndeshjes, miqësore apo kualifikuese. “Nuk krahasohet barazimi me Hungarinë dhe ai me Shqipërinë në kualifikuese. Do të pendohem për një kohë shumë të gjatë për atë me Shqipërinë. Situata jonë në grup do të ishte shumë më e qetë. Por një barazim sot ndaj Hungarisë, ndaj një ekipi me lojtarë kaq të fortë, i shkon përshtat”, tha Silhavy. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online