Trajneri i Bjellorusisë firmos për daljen nga gara, Shqipëria më afër vendit të parë

Ndeshja e parë e Ligës së Kombeve për kuqezinjtë tanë u luajt në Minsk. Si një finale e parakohshme ishte përballja me Bjellorusinë në transfertë pasi zhvillohej mes dy Kombëtareve që ishin favorite për të fituar grupin.

Shqipëria arriti të fitonte lehtësisht në shifrat 0-2 duke treguar se ka më shumë cilësi se kundërshtari i saj. Ndërkohë te Bjellorusia janë të gatshëm të firmosin edhe për daljen nga gara pas kësaj humbje.

Përpara ndeshjes së sotme në transfertë ndaj Kazakistanit, trajneri i bjellorusve, Markhel, është shprehur se dëshiron edhe një barazim me lojë të bukur.

E përkëthyer ndryshe do të ishte një dalje tërësisht nga gara për vendin e parë duke lejuar shkëputjen e Shqipërisë me 5 pikë. Por kjo edhe për një arsye tjetër pasi gjendja te Bjellorusisë është e njëjtë si te Kosova.

Kombëtarja e drejtuar nga ana e Markheil fitoi grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe do të përballet ndaj Gjeorgjisë për të kërkuar biletën e Europianit, ndërsa nga ana tjetër Kosova do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut. Pra Bjellorusia i ka dorëzuar tërësisht armët pa nisur mirë duke parë te Europiani, ndërsa mbetet të shihet sot në përballjen me Kazakistanin se cili do të jetë rivali i Shqipërisë deri në fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online