“Të injoruan dhe diskriminuan”, trajneri shqiptar i del në mbrojtje Berishës kundër Shaland: Mbyllja gojën!

Bernard Berisha ka festuar me golin e realizuar ndaj Greqisë duke u kthyer nga Shaland për t’i treguar se nuk duhej të fliste. Një shpërthim ky i sulmuesit të Akhmat Groznit, në një kohë që vendin e titullarit te dardanët e ka humbur tërësisht nga Zeneli. Përplasje mes tij dhe trajnerit të Kosovës ka pasur edhe në deklarata, ndërsa Shaland u shpreh se kurrsesi nuk mund të lejojë fesitme të këtij lloji.

Por për t’i dalë në mbrojtje këtij futbollisti mendon trajneri shqiptar që drejton Ballkanin në elitën e Kosovës, Ismet Munishi. Teksa Berisha po kritikohet shumë me gjestin e tij, Munishi nuk ngurron që ta cilësojë si djalin më të mirë nga të gjithë lojtarët.

“Ti je djali më i mirë nga të gjithë lojtarët. Nuk fole kurrë në dy vite. Të injoruan dhe diskriminuan. Mbyllja gojën atyre me punë dhe gola, me punë se me atë ke ardhur deri këtu. Je në superformë Bernard. Sot e tregove se meriton të luash. Te Kosova duhet të luajnë lojtarët më të mirë në formën e këtij momenti dhe jo të bëhen eksperimente. Respekte për të gjithë lojtarëte Kosovës, por ata duhet të menaxhohen në mënyrën e drejtë”, shkruan Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online