Trajneri i Atalantës i përulet magjisë së Nejmarit: Ai na bindi të gjithëve që është lojtar i klasit botëror

0

PSG arriti të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League vetëm në minutat e fundit të takimit, teksa golat e Marquinhos dhe Eric Maxim Choupo-Moting prishën magjinë e Atalantës. Diferencën në këtë lojë e bënë zëvendësimet, pasi hyrja e Mbappe i dha freskinë e duhur skuadrës në krahun e majtë duke mbyllur Atalantën të gjithën në gjysmëmesfushën e saj.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Neymar Jr, i cili gjendej kudo në mesfushë për të mbështetur shokët e skuadrës, si dhe me driblimet e tij të vazhdueshme e bënte lojën e PSG më të paparashikueshme. Trajneri i Atalantës, Gasperini, pranoi se braziliani është një lojtar i klasit botëror, që bën diferencën në të të tilla ndeshje.

“Ai është një lojtar që ne u munduam t’i kushtojmë më shumë vëmendje, pasi nëse gjen një hapësirë mjaft të vogël bëhet shumë i rrezikshëm. Neymar na tregoi dhe njëherë që është “Top-Player” edhe pse mendoj se ia limituam hapërsirat në maksimum. Megjithatë ai është lojtar i shkëlqyer dhe na e shfaqi talentin e tij të gjithëve. I uroj PSG suksese të mëtejshme”- ishin fjalët e trajnerit Gasperini pas përfundimit të supersfidës së djeshme./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.