Dikur e kërkonin të gjitha, tani nuk e do asnjë/ Baloteli i ofrohet ekipit turk, por e refuzojnë!

0

Baloteli edhe njëherë ndodhet në telashe. Pas një sezoni jo të mirë tek Brescia tashmë italiani ka ngelur pa ekip. “Duket qartë që s’e ka mendjen të luajë tek në”,- ishin fjalët e presidentit të Brescias kur e pyetën nëse Baloteli do të vazhdonte të luante me këtë ekip.

Ditën e djeshme në mediat turke u përfol se 30 vjeçari i është vetëofruar klubit të Beshiktashit në turqi, por trajneri Yalcin nuk asnjë interes për ta afruar në ekip. Presidenti i klubit, Cebi ka deklaruar se trajneri i ekipit nuk dëshiron ta blejë Balotelin.

“Baloteli na u vetëofrua dhe unë ia transmetova trajnerit tonë. Por Yalcin nuk e konsideron si alternativë në sulm, ai ma tha vetë këtë. Trajneri më ka kërkuar lojtarë të tjerë që i përshtaten skemës së tij dhe po e deklaroj hapur që financat nuk do të mungojnë. Megjithatë Baloteli nuk do të vijë”- u shpreh presidenti i klubit të Beshiktashit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.