E bujshme/ Ndodhet në avion me babain, Taulant Xhaka zyrtarizohet nesër larg Bazelit

Nga Klaudio Ndreca

“Nëse presidenti i Bazelit më ofron një kontratë të përjetshme, jam gati ta firmos menjëherë”, kështu u shpreh Taulant Xhaka vetëm pak ditë më parë. Nisur edhe nga fakti se tashmë është bërë baba, mesfushori shqiptar nuk dëshironte të ndërronte ambientin ku ka qendruar për vite me radhë.

Por duket se presidenti i Bazelit nuk kishte ndërmend të ofronte një kontratë të tillë dhe Xhaka ka marrë një vendim të ri. Tashmë është e mbyllur dhe lojtari kuqezi do të jetë pjesë e Beshiktashit. Aktualisht ndodhet duke udhëtuar në avion drejt Turqisë me babain e tij dhe njëkohësisht negociatorin, Ragipin, sipas asaj që raporton “Gol nga Tribuna”.

Nesër do të zyrtarizohet kjo marrëveshje me Taulantin që provon për herë të parë aventurën jashtë Zvicrës me gjigantët turq që luftuan për titull kampion deri në javët e fundit dhe u pozicionuan në vendin e tretë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online