Klevis Dalipi është i mendimit se trajneri i Portugalisë ka dështuar në këtë Kupë Bote. I ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”, trajneri shqiptar tregon se Santos ka gabuar me lënien në stol të Kristiano Ronaldos. Sipas tij, një lojtar si 5 herë fituesi i Topit të Artë meriton më tepër respekt. Për Dalipin ishte mosprania e Ronaldos në fushë ajo që solli humbjen e Portugalisë ndaj Marokut.
“Mendoj që Ronaldo meritonte pak më shumë respekt. Nuk e them unë, e thonë edhe legjendat e futbollit portugez, Luis Figo dhe Rui Kosta, të cilët kanë kritikuar në një farë mënyre trajtimin që i ka bërë trajneri i Kombëtares portugeze Ronaldos. Një lojtar i tillë kërkon më shumë vëmendje. Ose mos e merr fare të grumbulluar, ose nëse e merr duhet të jesh i kujdesshëm në raportet me të. Nëse Portugalia do të eliminohej, duhet të ishte edhe Ronaldo pjesë e këtij zhgënjimi, jo të rrijë në stol.
Ai vërtetë bëri një zgjedhje që lojtari i ri i ri i Benfikës ia shpërbleu me tre gola, por kjo nuk është e njëjta gjë. Ia lehtësoi më shumë ndeshjen Marokut pa prezencën e Ronaldos. Ronaldo duhet të ishte në fushë. Trajneri ka humbur ndeshjen me Marokun. Trajneri ka dështuar totalisht me Portugalinë. Nuk po aktivizon Leaon që është në super formë te Milani”, është shprehur Klevis Dalipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/