E bujshme/ Juventusi hetohet edhe për sulmuesin e Shqipërisë, dyshime për mashtrim në çmimin e transferimit

Juventusi është në telashe të mëdha në Itali. Kaosin e këtij klubi e konfirmoi largimi i kupolës drejtuese, për ta nisur me Agnellin.

Pas hetimit të hapur në Itali për bardhezinjtë, fortuna do të niste. Mes akuzave të ngritura për këtë klub është edhe mashtrimi në çmimet e transferimeve.

Për të rregulluar artificalisht Fair Play financiar, Juventusi blinte dhe shiste lojtarë me çmime jo reale, për t’u rregulluar me klubet në mënyrë jo zyrtare apo në transferimin e radhës.

Përshembull në Itali po hetohet edhe rasti i Xhakomo Vrionit te Juventusi. Bardhezinjtë e morën sulmuesin shqiptar nga Sampdoria për 4 milionë euro, atëherë kur askush nuk e njihte.

Më pas Vrioni shpërtheu në sezonin më të mirë të karrierës teksa Juventusi e dërgoi në huazim te Tirol.

Jo pak, por 19 gola në 30 ndeshje do të barazonin rekordin e Adeyemi në Austri. Por kjo nuk mjaftoi dhe Juventusi e shiti te New England për vetëm 3.7 milionë euro, një shifër më e vogël për të cilën e bleu nga Sampdoria. Pikërisht mbi këto raste të dyshimta dhe jashtë logjikës, Juventusi duhet të japi shpjegime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online