Trajneri Daja para sfidës: Nuk do jetë e vështirë me Tiranën, po bëhet gati edhe Asion Daja

Tirana-Skënderbeu do të jetë kryesfida e javës së katërt të kampionatit në Superiore. Një takim mjaft delikat, duke parë formën e mirë të kryeqytetasve, por edhe korçarët që kanë pretendime të qarta në këtë kampionat.

Trajneri Ilir Daja është parë shumë i qetë para këtij takimi, ndërsa në një prononcim për “RTSH Sport”, u shpreh se përballja me Tiranën nuk do të jetë e vështirë. Kjo pasi lojtarët do të jenë shumë të motivuar nga kundërshtari, megjithëse vijnë pas humbjes me rezultatin 0-3 ndaj Bylisit.

“Kemi filluar që pas Bylisit për të punuar me dy seanca përgatitore në ditë. Kjo pasi kam parë se gjendja fizike nuk është në nivelin e duhur. Kemi pasur disa dëmtime, por po punojmë edhe për rikthimin e disa lojtarëve si Gripshi apo Daja që kanë pasur shqetësime. Merkato ka qenë shumë cilësore, ndërsa ndeshjen me Tiranën nuk mund ta quajë si të vështirë, pasi lojtarët janë vetë të motivuar ndaj këtij kundërshtari”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online