Sot e ka shok skuadre, Pedro i sinqertë: Unë me Riberinë luaja vetëm në “Play Station”!

Pedro është sulmuesi i ri i Fiorentinës, që ka mbërritur në merkaton e verës nga Fluminense. Menjëherë ka fituar zemrën e tifozëve, pasi për të interesoheshin edhe shumë klube të mëdha.

Zgjedhja e Fiorentinës ka bërë që Pedro ta ketë më të lehtë fitimin e dashurisë në ambientin e këtij klubi, por nga ana tjetër edhe pritshmëritë mbeten të mëdha. Në një rrëfim shumë interesant në mediat italiane, sulmuesi në fjalë shpreh edhe emocionet pasi do të ketë si shok skuadre Riberinë.

“Do të jetë fantastike që të luajë me të. Kur isha fëmijë, luaja vetëm me Riberinë në “Play Station”. Tani ëndrra u kthye në realitet. Do të mësoj shumë shpejt italisht, ua premtoj. Jam gjithmonë gati për të luajtur dhe për të bërë më të mirën. Frymëzohem nga Ibrahimoviç, pasi është një lojtar me kualitete të mëdha dhe e dashuroj. Jam shumë i emocionuar që erdha këtu, pasi kanë luajtur edhe shumë lojtarë brazilianë. Gjithashtu e veçantë do të jetë edhe përballja me Cristiano Ronaldon, por jam i fokusuar që ta nisim me fitore në fundjavë”, ka thënë Pedro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online