Trajneri, bisedë me Latifin përpara stërvitjes

0

Kristian Panuçi ka shkëputur më vete Liridon Latifin, teksa edhe në prani të Ervin Bulkut, ka pasur një bisedë me të, për t’i treguar ndoshta besimin që ka dhe se do të vijë shansi i ish-futbollistit të Skënderbeut për të dhënë kontributin. Panuçi preferon që të kapë lojtarët individualisht, duke biseduar dhe dhënë udhëzimet. Ai e bëri këtë gjë edhe me Mavrajn, apo Grezdën dhe Memollën, dy ditë më parë.

Latifi është një ndër futbollistët më në formë të kombëtares dhe këtë verë ka luajtur shumë ndeshje, ndaj fizikisht është në formë perfekte. Duke parë se Armando Sadiku ka probleme, nuk është çudi që Latifi ta nisë titullar, edhe pse nuk është sulmues, ndryshe nga Llullaku, që është më i përshtatshëm për të luajtur i avancuar.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.