“Trajnerë italianë, hajdeni në Shqipëri”! Camarata që drejton Dinamon e sheh “tokë të premtuar”: Do kthehemi ku e meritojmë

Nga Klaudio Ndreca

Fabrizio Camarata është trajneri që po drejton Dinamon, ndërsa presidenti i skuadrës me histori në futbollin shqiptar është italiani tjetër, Marco Pontreli. Në një intervistë për “Sportpress24”, tekniku i kryeqytetasve ka rrëfyer edhe aventurën në Shqipëri.

Vendin tonë e sheh si një tokë të premtuar, duke thënë se këtu ndodhen klube të mira dhe se Federata po punon në mënyrën e duhur. Gjithashtu nuk ngurron që të thërrasë edhe kolegët e tjërë italianë, që të vijnë për të drejtuar skuadrat e vendit tonë. Por pa harruar edhe premtimin për tifozët e Dinamos se do të shpëtojnë në këtë vit për të qendruar në Kategorinë e Parë, ndërsa më pas do të kthehen aty ku e meritojnë, pra në Superiore.

“Unë kam mbërritur në nëntor te Dinamo dhe ndihem shkëlqyeshëm këtu. Më duhet të falënderoj presidentin që më dha këtë mundësi në një klub fantastik, unë jam shumë mirë dhe jam krenar që jam trajner në këtë klub sepse ka një histori të madhe dhe më pas presidenti ka një projekt shumë të rëndësishëm.

Duke qenë një futboll europian nuk ka shumë ndryshime, ndoshta këtu punojmë më shumë në aspektin fizik, mbase nuk ka të njëjtën cilësi si në Itali, por këtu punohet më shumë në aspektin fizik si në Seria B. Do të rekomandoja edhe për trajnerët e tjerë italianë që të vijnë këtu në Shqipëri për të stërvitur, ka shumë ekipe të mira dhe Federata po bën një punë të mirë. Për tifozët e Dinamos unë them që ne po punojmë shumë, shpresojmë të shpëtojmë veten këtë vit dhe të jemi në gjendje për të ndërtuar një ekip të rëndësishëm për të ardhmen, duke e rikthyer klubin në nivelet që meritojnë”, tha Camarata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online