“Ku do të doni dhe kur të doni”! Trajneri kryesues gati për “luftë”, Ismet Munishi: Hajde e mbyllim në Bjellorusi kampionatin

Nga Klaudio Ndreca

Edhe në Kosovë ashtu si edhe të gjitha vendet e tjera ka një diskutim të madh sa i përket rifillimit të kampionatit. Komiteti Ekzekutiv në FFK ka vendosur që fatet e këtij sezoni duhet të mbyllen në fushë dhe se ky sport do të rikthehet.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Ismet Munishi, trajneri që kryeson elitën e futbollit në Kosovë me Ballkanin. Nëpërmjet një reagimi ku nuk mungon edhe ironia, trajneri i mirënjohur nuk e kupton një vendim të tillë duke parë gjendjen e pandemisë në vend, ndërsa shprehet se duhet të mbyllet kampionati në Bjellorusi, i vetmi vend që e lejon futbollin në Europë. Gjithsesi Munishi nuk kërkon që kjo të ngatërrohet me një frikë për të humbur titullin, pasi shprehet: “Ku të doni dhe kur të doni, vetëm na caktoni vendin”. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë i Munishit

E pershendes vendimin e Komitetit Ekzekutiv pran Ffk qe me qdo kusht te filloj kampionati. Por nuk e di daten e fillimit te stervitjeve dhe kur fillon kampionati sepse datat e juaja binë ne kontradikte me ligjet nga Ministria e Shendetsisë. Ju lutem juve qe e dini kur perfundon pandemia te na tregoni edhe neve se na ka zenë meraku ta dimë por edhe duhet te hartojmë nje plan te stervitjes . Po shoh qe keni deshirë te flakt te fillohet me qdo kusht nese ne Kosove nuk ka mundesi atëher te shkojmë ne Bellorusi te luajme . Deri sa federatat e rajonit nuk marrin vendime te ngutshme të votohet unanimishte per fillimin e kampionatit sikurse ju , ku gjendja ne Mal te zi , Shqiperi e Maqedoni eshte me stabile se te ne . A thua qka ju motivon juve kaq shumë që të fillohet me qdo kusht? Shpresoj që qellimet e juaja të jenë fisnike. Ne Fc Ballkani do të jemi të gatshem kur te doni dhe ku të doni , vetem tregone lokacionin. Me respekt Ismet Munishi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online