D’Aversa u largua dhe në krye të pankinës së Leçes tashmë është Goti. Me trajnerin e ri në stol, priten edhe hierarki të reja në fushë. “Tuttomercatoëeb.com” raporton se Berisha dhe Pieroti mund të provojnë të ngjisin shkallët në hierarki. Megjithëse janë dy nga lojtarët më pak të përdorur deri më tani te verdhekuqtë, si Medon Berisha, ashtu edhe Pieroti, mund të përfshihen në 16 lojtarët kryesorë të skuadrës, duke përfshirë këtu 5 futbollistët që janë zgjedhje e parë në zëvendësime.
Mesfushori që mban shiritin e kapitenit te Shqipëria U21 ka shansin të përfitojë nga dëmtimi i Kabasë, pasi zotëron edhe cilësi sulmuese. Gjithashtu, vetë trajneri Goti ka pohuar në konferencë për shtyp se Berisha është një element me cilësi për t’u zbuluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/