Në stadiumin ku luajti Shqipëria pak ditë më parë, Suedia pret Serbinë për të nderuar Ibrahimoviçin

Federata Suedeze e Futbollit do të organizojë një takim miqësor për të nderuar kontributin e dhënë nga Zllatan Ibrahimoviçi për ekipin kombëtar. Në të njëjtin stadium ku pak ditë më parë luajti Shqipëria, më 8 qershor do të zbarkojë Kombëtarja e Serbisë. Lajmin e ka përcjellë vetë Federata Suedeze e Futbollit përmes kanaleve të saj zyrtare në rrjetet sociale.

“Biletat në shitje! Festojmë së bashku me Ibrahimoviçin. 8 qershor në 18:00, një mbrëmje të cilën nuk do të doje ta humbje, kur ekipi kombëtar i meshkujve do të takojë Serbinë në “Friends Arena” dhe do të festojmë karrierën verdheblu të Zllatanit”, ka komunikuar Federata Suedeze e Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/