VIDEO/ Çmenduri e Ronaldos! Portugezi kthehet si në kohërat e arta, një parabël spektakolare dhe dy gola nga goditja e dënimit

Cristiano Ronaldo po kthehet se në kohërat e tij të arta. Sulmuesi portugez ka shënuar tre gola mbrëmjen e sotme, si dhe ka dhënë dy asiste. Ylli 39-vjeçar ka shënuar dy gola mjaft të bukur nga goditja e dënimit, ndërsa në minutën e 42-të të ndeshjes ka befasuar portierin kundërshtar me një parabël spektakolare. Al Nassr-i është duke udhëhequr me shifrat 0-5 kundër Abha-së, teksa në lojë kanë mbetur edhe 45 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/