Trajner dhe lojtar njëkohësisht, në Angli i rikthehen zakonit të vjetër

Në rregulloren e futbollit lejohet që lojtari të jetë njëkohësisht edhe trajner. Sigurisht, kjo është një praktikë që më së shumti shihet në futbollin amator, madje dhe atje është tepër e rrallë. Por, dikur në ka qenë kështu, të paktën në Angli.

Për arsye që s’mund të shpjegohen në ishullin britanik nuk e ka qenë e pazakontë të shikoje trajnerë-lojtarë. Rasti më i famshëm dhe i suksesshëm është ai legjendës së Liverpulit, Keni Dallglish, i cili si trajner-lojtar udhëhoqi Liverpulin drejt fitimit të Champions-it, katër dekada më parë.

Me kalimin e viteve kjo praktikë shkoi drejt zhdukjes dhe në Angli, por një klub e ka rikthyer sërish. Bëhet fjalë për klubin e Uallsallit, ekipi uellsian që militon në divizionin e tretë të futbollit gjerman ose siç njihet ndryshe  “League One”. Lojtari i cili i është besuar njëkohësisht fanella dhe stoli është Rasëll Martin, ish-lojtari i Noruiç Sitit dhe i kombëtares skoceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *