Tragjedi për Sherif Tiraspolin, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Stouk Sitit

Ish-mbrojtësi i Stouk Sitit, Dionatan Teisheira, ka vdekur në moshën 25-vjeçare. I lindur në Brazil, Teisheira ka luajtur për shumë vite në Europë, duke e nisur aventurën evropiane në Sllovaki, aty ku shkëlqeu dhe mori dokumente sllovake. Kjo bëri që të luante për Sllovakinë U21, ku ishte titullar në periudhën 2013-14.

Në vitin 2014 erdhi transferimi te Stouk Siti në Premier Ligë, ku qëndroi deri në vitin 2016, ndërsa në janar 2017 kaloi te Sherif Tiraspoli në Moldavi.

Këtë verë Teisheira u kthye në Brazil dhe nuk ishte paraqitur ende në Moldavi për sezonin e ri, në mënyrë misterioze, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes, edhe pse flitet për atak kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *